Haradinaj: “Çfarë zori e keni që po e sillni Ligjin për Zgjedhjet në shqyrtim natën?”

Haradinaj: “Çfarë zori e keni që po e sillni Ligjin për Zgjedhjet në shqyrtim natën?”

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të tërheqë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, duke thënë se në këtë mënyrë po dënohet demokracia e Kosovës, njofton Insajderi.

Madje ai në mënyrë ironizuesei drejtohet pozitës me fjalët “nëse keni ndonjë zor, na thoni dhe do të mundohemi të iu ndihmojmë”, meqë seanca është thirrur në këtë orë të vonë.

“Çfarë zori e keni që po e merrni këtë ligj dhe po e sillni këtu natën?”.

“Mos ia bëni këtë demokracisë së Kosovës, ju e dini që duhet të ketë një dakordim për rregullat për zgjedhje. Nuk jemi që të dënohet demokracia e Kosovës në këtë mënyrë”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com