Haradinaj qorton rëndë ministrat, i quan turistë

Haradinaj qorton rëndë ministrat, i quan turistë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka dhënë vërejtje për ministrat e tij të cilët mungojnë në seanca plenare.

Haradinaj para mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se nëse një ministër nuk është në seancë është mirë të njoftohet sekretariati i Kuvendit dhe kryeministri.

“Nëse një ministër nuk është në seancë është mirë më shkrujt një shkresë sekretarit të Parlamentit dhe është mirë me njoftu dhe kryeministrin. Dje i kemi pasur tre ministra në Paris, pak si tepër ky turizmi duhet me ia vnu mendjen pak me u marrë vesh, ku  po shkojmë, pse po shkojmë. S’ka logjikë si rasti i djeshëm në parlament. Në parlament nuk ka nevojë me nejt qeveria gjithë ditën por me ba mos me qëllu aty kur është tema jote është joserioze. Unë i kam ngarkuar 4 apo 5 vetë, një këshilltar i juaj duhet të jetë në seancë, një staf apo dikush. Dërgone dikë që e përcjell seancën, të rrinë dikush i yti aty, nëse i ke pesë këshilltarë e qon një rri aty”, tha Haradinaj.