Haradinaj: Dardan Molliqaj i mori vetëm 47 vota në katundin e vet

Haradinaj: Dardan Molliqaj i mori vetëm 47 vota në katundin e vet

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm 47 vota në qendrën e votimit në Beleg të Deçanit.

Ai këtë rezultat e ka bërë të ditur duke u tallur me sekretarin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili vjen nga ky fshat i Deçanit.

Sipas tij, në këtë qendër AAK-ja ka 278 vota dhe vlerësoi se ka pasur rritje edhe në qendrat tjera të votimeve në Dukagjin.

Haradinaj në Klan Kosova tha edhe se AAK-ja dhe koalicioni PAN janë bindshëm të parët në nivel vendi.