Haradinaj deklarohet rreth rastit për fajde ku përmendet emri i Kadri Veselit

Haradinaj deklarohet rreth rastit për fajde ku përmendet emri i Kadri Veselit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar rastin për fajde në të cilin përmendet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli, me dyshimin se ka marrë 200 mijë euro nga ky rast.

“Duhet vërtetuar kredibiliteti i deklaratave të bëra për këtë rast”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, teksa nuk ka komentuar më shumë.

Haradinaj tha se është herët të gjykohet për një deklaratë të tillë, duke rikujtuar se edhe vet ka kaluar në procese të tilla.