Haradinaj deklaron mbi 160 mijë euro obligime financiare

Haradinaj deklaron mbi 160 mijë euro obligime financiare

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka obligime ndaj tri insitucioneve financiare në Kosovë.

Sipas formualrit të publikuar nga Agjencia Kundërr Korrupsionit Haradinaj, ka kredit në vlerën e përgjithshme prej 168 mijë e 462 mijë euro.

Mbi 133 mijë euro për blerjen e shtëpisë, obligim tatimor 14 mijë e 531 tatim në fitim nga qeraja e shtëpisë dhe 20 mijë euro për blerjen e banesës.

Haradinaj ka deklaruar kursime në shumën e 71 mijë e 720 euro, shkruan Insajderi.

Të ardhurat e kryeministrit sipas formularit të deklarimit janë nga qiraja e shtëpisë, paga si kryeministër dhe pensioni invalidor.

Mbi 73 mijë euro shumë vjetore ka deklaruar nga qiraja e shtëpisë që ndodhet në lagjen Dragodan në Prishtinë. Mbi 32 mijë euro pagë si kryeministër i vendit, dhe 2.700 nga pensioni invalidor.

Kryeministri ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortes në  vlerën prej 31.920 euro nga tri punat e saj, përfshi televizionin public, ELSIG dhe Agjencioni i marketingut “Vibe”.

Ndërsa si pasuri të paluajtshme Haradinaj ka deklaruar shtëpinë e lëshuar me qera në vlerën 300 mijë euro, shtëpinë familjare në Gllogjan 270 mijë euro, tokë kodrinore 75 mijë euro, truall 27 mijë euro, sghtëpi banimi 202 mijë euro dhe apartament të cilin deklaron se e ka blerë në vitin 2017 në shumën prej 70 mijë eurove. /Insajderi.com