Haradinaj: Demarkacioni është çështje e vdekur

Haradinaj: Demarkacioni është çështje e vdekur

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka komentuar çështjen e fundit të demarkacionit duke thënë se çështja e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur.

“Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën. /Insajderi.com