Haradinaj: Demarkacioni në Arbitrazh, lajme të mira për vizat deri në fund të vitit

Haradinaj: Demarkacioni në Arbitrazh, lajme të mira për vizat deri në fund të vitit

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se problemi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ka thënë se nuk i kanë votat për ta ratifikuar marrëveshjen me malazezët. Megjithëkëtë, ka premtuar se deri në fund të vitit do të ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave.

Këto komente Haradinaj i ka bërë të shtunën teksa ka shkuar për një vizitë te Mnistri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Me vartësin e tij Haradinaj fillimisht zhvilloi një takim. Të dy takuan edhe drejtorët e departamenteve dhe kryeshefat e agjencive.

Më pas të dy bashkë dolën në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online. Kreu i ekzekutivit tha se me Hasani kanë biseduar për punë dhe objektivat e ministrisë së Tregtisë. Haradinaj, nga këtu foli edhe për liberalizimin e vizave.

Ai edhe një herë tha se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase sipas tij, nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vet e kundërshton.

Por kreu i qeverisë duke folur për punë e komisionit të ri ka paralajmërua se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit pa specifikuar qartë se çka.