Ish-deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, njëherazi kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, iu ka bërë thirrje deputetëve që të nxjerrin vendimin për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore gjatë këtyre 15 muajve të pandemisë, shkruan Insajderi.
Në një postimi në Facebook, Haradinj shkroi se përtej politikave ditore, “duhet marrë një vendim i drejtë dhe duhet dëshmuar uniteti në përkrahje të qytetarëve”.
“Të nderuar ish-kolegë deputetë, ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve. Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë”, u shpreh Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në orën 12:00, ku një nga pikat e rendit të ditës do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave ndaj bizneseve që kanë shkelur masat anti-Covid./Insajderi.com