Haradinaj dhe fëmijët e tij hanë kifle

Haradinaj dhe fëmijët e tij hanë kifle

Siç dihet tashmë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është e adhurues i madh i natyrës – fundjavat ai shpesh me familjen e tij i kalon duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës.

Këtë të shtune Haradinaj ka vendosur që bashkë me fëmijët e tij Gjinin, Hanën e Trimin ta kalojë buzë liqenit të Jazhincës, të cilin e ka quajtur perlë natyrore të vendit tonë.

E si gjithmonë, Haradinaj ka realizuar edhe një fotografi të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook. Ai aty shihet i buzëqeshur bashkë me fëmijët duke ngrënë kifle për të vazhduar më pas rrugëtimin.

“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj përbri fotos.

Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!RH

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 24. August 2019