Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dhimbja për viktimat e sulmit të 11 shtatorit do të mbetet gjithmonë.
“Koha ecën shpejt por dhimbja dhe përkujtimi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve do të mbetet gjithmonë”, ka shkrua Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe në këtë ditë, si gjithnjë, ne i përkujtojmë të gjithë viktimat e këtij sulmi terrorist, dhe e ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, mbarë popullin amerikan, si dhe me institucionet e shtetit të ShBA-ve”, ka shkruar më tej ai.
“Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë, në çdo kohë!”, ka përfunduar postimi i tij.