Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se lideri i partisë të cilës i takon, Ramush Haradinaj, do të jetë udhëheqësi i listës së AAK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen pas disa javësh, njofton Insajderi.
Ajo tutje ka shtuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.
“Ne do të shkojmë në dakordësi me të gjitha subjektet politike. Kemi një afat kohor kushtetues që tregon qartë se kur duhet të mbahen zgjedhjet e lira. Ushtruesja e detyrës së presidentit po vazhdon konsultimet me partitë parlamentare, besoj që sot do i përfundojë këto diskutime dhe do të caktohet se cila është data e zgjedhjeve. Me afatet kushtetuese, fundi i janarit ose java e parë e shkurtit.”, është shprehur Kadrijaj për EuroneësAlbania.
“Zoti Haradinaj e kemi kryetar të partisë dhe ai do të jetë udhëheqësi i listës së AAK-së”.
Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, zonja Kadrijaja u shpreh: “Në ditët e vazhdim do të shohim se kush do i bashkohet listës së AAK-së. Por, për një koalicion të mundshëm ende nuk kemi diskutuar”, ka shtuar tutje ajo. /Insajderi.com