
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pritet që rreth orës 12:00 të mesditës së sotme të marrë rrugën për në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të KosovaPress-it brenda zyrës së kryeministrit në dorëheqje Haradinaj.
Për dallim nga Haradinaj, i pari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë në orët e hershme të mëngjesit.