
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është angazhuar për të sqaruar statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sot ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese se cilat janë obligimet e Qeverisë lidhur me Fabrikën e Gypave në Ferizaj.
“Në vazhdën e angazhimeve të mia për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Aktgjykimit në Rastin KI-08/09, përkitazi me statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu kryeministri Haradinaj është shprehur se “është e domosdoshme që te kemi qartësi në të drejta dhe obligime për zbatimin e vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
sot kryeministri Haradinaj ka mbajtur takim me zëvendsministrat e Qeverisë së tij, me ç’rast ka kërkaur nga ta që përgaditin një raport tjetër 100 ditsh deri në prill të vitit 2018. /Insajderi.com