“Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.
I tillë ishte reagimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili të hënën tha se “Ramush Haradinaj është politikan i rrezikshëm pasi kërkon bashkimin me Shqipërinë.
“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar Haradinaj në kundërpërgjigje.
Haradinaj, shtoi se “Kosova ka të drejtë ta definojë të ardhmen e saj”.
Ish-kryeministri i Kosovës, potencoi se deklarata e tij për bashkim të mundshëm me Shqipërinë erdhi pas neglizhences së Bashkimit Evropian në raport me Kosovën.
“Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi”, përfundoi Haradinaj. /Insajderi.com
Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!
Mos keni frikë,…
Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, 19 January 2021