
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që të largohet ora policore deri pas festave për shkak të prezencës së diasporës në vendin tonë.
Ky reagim i Haradinajt, vjen pas vendimit të Qeverisë për masa të reja që përfshinë ndalim organizimesh për festat e fundvitit dhe kufizime të reja të paralajmëruara.
Por, Haradinaj, duke iu dëshiruar mirëseardhje mërgatës shqiptare, tha se “Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit”.
Për këtë, sipas tij s’duhet të ketë orë policore, duke iu dhënë mundësi qarkullimi qytetarëve deri pas festave. /Insajderi.com