Haradinaj e fton në debat televiziv Vjosa Osmanin

Haradinaj e fton në debat televiziv Vjosa Osmanin

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar në debat kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmanin

Haradinaj gjatë një takim elektoral në Gjakovë ka thënë se dëshiron të përballet me Osmanin për konceptet e tyre presidenciale, njofton Insajderi.

“Deri sot ishte pikëpyetje kjo kandidatura për president a është në rregull, apo me kohë a para kohe. Ne kemi gjithë tre hapa përpara tjerëve, kur e kemi bërë këtë kandidaturë e kemi ditë, e kemi bërë me kohë. Tani morra vesh që edhe zonja Osmani është kandidate, i uroj për kandidatura njëkohësisht këtu prej Gjakove e ftojë në një debat televiziv presidencial që ne me ia paraqitë qytetarëve tanë, vizionin se si e shohim Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Si arrijmë në NATO, BE, OKB dhe cilat janë përparësitë e secilit koncept presidencial, timin dhe saj”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht të mërkurën ka kandiduar Vjosa Osmanin për të parën e shtetit.

Kjo pas arritjes së një marrëveshjeje koalicioni ndërmjet partisë së Albin Kurtit dhe iniciativës së Osmanit. /Insajderi.com