Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur një aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshajt.
Haradinaj këtë aktakuzë e ka cilësuar si “linçim”.
“Të linçohet një kryetar në shekullin 21 në mes të Evropës, vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson, është e papranueshme”, tha Haradinaj.
Një aktakuzë të tillë, Haradinaj e ndërlidhi edhe me raportet ndërmjet Kosovës e Malit Zi.
“Së bashku duhet t’i rezistojmë çdo tendence që ka për qëllim pengimin e kësaj rruge, qoftë edhe kur shpërfaqet në persekutimin e liderëve lokal që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo vlerave që ne përfaqësojmë”. /Insajderi.com
Nik Gjeloshaj, kryetari i Tuzit sot ballafaqohet me një aktakuzë për rezistencë.
Të linçohet një kryetar në shekullin…
Posted by Ramush Haradinaj on Monday, 5 April 2021