Haradinaj emëron Bejtush Gashin ministër të Brendshëm

Haradinaj emëron Bejtush Gashin ministër të Brendshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot Bejtush Gashin, Ministër të Punëve të Brendshme.

Ai ka njoftuar përmes Facebookut për emërimin e Gashit që sipas tij do të sjellë një përvojë të madhe në këtë fushë.

Ministri i ri u emërua në pozitën që mbeti vakante pas dorëheqjes së Minsitrit Flamur Sefaj.

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin. Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.