Haradinaj: Faik Konica dhe Vëllezërit Frashëri priftërinj model

Haradinaj: Faik Konica dhe Vëllezërit Frashëri priftërinj model

Në një takim me qytetarë në Ferizaj, kandidati për kryeminsitër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, përpos që ka folur për hoxhallarët e tij të preferuar ka folur edhe për priftërinjtë e tij që i ka idol.

Në këtë listë ai ka përmendur edhe Gjergj Fishtën e Fano Nolin të cilët kanë qenë edhe priftërinj por në këtë listë ka futur edhe Faik Konicën e Naim e Avdyl Frashërin nga Rilindja.

“Kam  edhe priftërinjtë e mi. Mos harroni është Fishta, është Noli, është Konica, janë Vëllezërit Frashëri e Shtjefën Gjeqovi. Pra këta janë ata që më bëjnë mua mu krenu, me fetë shqiptare, me traditën tonë, por identiteti jem i parë është shqiptar”, ka thënë Haradinaj.

Më pas ka dhënë edhe një mesazh për hoxhallarët, që sipas Haradinajt duan një tjetër islam.

“Dua të them diçka dhe le ta kuptojnë të gjithë. Nuk muj dhe s’ka me u pajtu me lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë që kanë të tjera agjenda që nuk lidhen me vendin. Kushdo prej imamëve dhe udhëheqësve tjerë që kujtojnë se po bojnë diçka tu i qu fëmijët tanë me qu me dekë diku larg, marre ju qoftë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com