Haradinaj falënderon Austrinë për shërimin e pacienteve që u lënduan nga shpërthimi në Ferizaj

Haradinaj falënderon Austrinë për shërimin e pacienteve që u lënduan nga shpërthimi në Ferizaj

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka falënderuar Austrinë për gatishmërinë që t’i pranojë pacientët në gjendje të rëndë mjekësore për trajtim, pas u lënduan nga shpërthimi në Ferizaj, njofton Insajderi.

Haradinaj-Stublla falënderimin e ka shprehur me anë të një postimi në ‘Twitter’-it, teksa ka thënë se Austria si gjithmonë, edhe kësaj radhe iu doli krah qytetarëve të Kosovës.

“Si gjithmonë, Austria iu doli në krah qytetarëve të Kosovës. Mirënjohëse@, shkroi kryediplomatja në ‘Tëitter’.

Përgjatë pasdites së të shtunës, Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka njoftuar për dërgimin e tetë pacientëve të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj për trajtim mjekësor në shtetin e Austrisë./Insajderi.com