Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë për përkrahjen e “vizionit të Aleancës”.
Në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shpërndarë një foto me tre prej mërgimtarëve të cilët ishin në përkrahjen e kësaj partie në këto zgjedhje.
“Pashk Merturi, Ali Dervishaj, Bajram Mulaj dhe Miftar Kastrati janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve të cilët erdhën në Kosovë në përkrahje të vizionit të Aleancës. Falënderoj përzemërsisht të gjithë diasporën, për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai Haradinaj.
Pashk Merturi, Ali Dervishaj, Bajram Mulaj dhe Miftar Kastrati janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve të cilët erdhën…
Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, 16 February 2021