
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel pë angazhimin e tij për Kosovën, njofto Insajderi.
Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se shqiptarët janë përgjithmonë falënderues ndaj Eliot Engel.
“Një mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare, përfundoi sot shërbimin në Kongresin Amerikan.”
“Eliot Engel, shqiptarët të janë përgjithmonë falënderues”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com