Haradinaj falënderon Policinë e Kosovës: Serbët e festuan Vidovdanin siç kanë dashur

Haradinaj falënderon Policinë e Kosovës: Serbët e festuan Vidovdanin siç kanë dashur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falenderuar Policinë e Kosovës për sic ka thënë ai për profesionalizmin e treguar dhe sigurinë që iu ka ofruar pelegrinëve serb të cilët sot në Gazimestan festuan Vidovdanin dhe shënuan përvjetorin e Betejës së Kosovës.

Ai ka th se policia ka ofruar profesionalizëm dhe përkushtim në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendiit.

“Rruga evropiane e Kosovës po ndërtohet mbi bazën e respektimit të të drejtave të gjithsecilit, gjithnjë në përputhje me interesat e shtetit, në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

“Sot edhe njëherë Policia e Kosovë tregoi profesionalizëm dhe përkushtim në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu ai ka thënë se pelegrinëve serb i janë ofruar mundësitë për shënimin e ritualit ashtu sic ata kanë dashur.

“Pelegrinëve serb, që morën pjesë në shënimin e Betejës së Kosovës në Gazimestan, i janë ofruar të gjitha mundësitë që këtë ritual ta shënojnë në mënyrën siç ata kanë dashur”.

“Më lejoni që t’i falënderojë në veçanti Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët për qetësinë dhe pjekurinë e treguar”, ka shkruar Haradinaj.