Haradinaj: Fillimisht buxhetin, pastaj zgjedhje

Haradinaj: Fillimisht buxhetin, pastaj zgjedhje

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e zgjedhjeve të reja të cilat pritet të mbahen pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me c’ rast u rrezuar Qeveria Hoti, e ku ai ka porositur që fillimisht duhet w miratohet buxheti për vitin 2021 e pastaj të shkohet ne zgjedhje, njofton Insajderi.

Ai në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10  është shprehur i shqetësuar në lidhje me miratimin e buxhetit për vitin 2021, e për këtë çështje  ka thënë se do ishte me rrezik të madh të shkohet në zgjedhje para se të votohet buxheti.

Tutje Haradinaj, ka deklaruar se këto zgjedhje të parakohshme e kanë zënë pak në befasi partinë e tij, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por jo krejt të papërgatitur.

“Fillimisht ta votojmë në dy lexime buxhetin e vitit 2021, dhe këtë duhet ta bëjnë të gjitha partitë, dhe pastaj t’i nënshtrohemi një procesi demokratik zgjedhor”.

I pyetur se a është ai akoma kandidat për president? Haradinaj ka thënë se “po, partia e tij është e vendosur për të”.

Tutje ai ka shpjeguar se në këto zgjedhje, partia e tij për shkak të kandidaturës së tij për president, do të shkojë pa mandatar për kryeministër, kjo pritet të shihet pas zgjedhjeve.

Ai në fund ka thënë se i ka gjasat të bëhet president dhe se pret nga AAK-ja që të jetë fituese e zgjedhjeve ose të shënojë rritje të ndjeshme./Insajderi.com