Haradinaj: Fino mori detyrën në situatën më kritike të shtetit

Haradinaj: Fino mori detyrën në situatën më kritike të shtetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së deputetit shqiptar, Bashkim Fino, duke thënë se ai kishte marrë detyrën në situatën më kritike të shtetit, njofton Insajderi.

“Ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e ka kryer me nderë e atdhedashuri, deri në një rikthimin normal” ka shkruar në Facebook.

Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar dhe ngushëlloi familjen Fino.

“Ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar. Bashkimi, u prehtë në paqe”. /Insajderi.com