Haradinaj flet për Asociacionin

Haradinaj flet për Asociacionin

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në një intervistë për DW ka thënë se nuk do të zbatohet marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në frymën kushtetuese.

“Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ne duhet të jemi të disiplinuar dhe ta zbatojmë Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta jonë ka paraparë mundësinë e organizimit të asociacioneve që mund të jenë organe vetëm koordinuese, por jo vendimmarrëse dhe s‘ka veprimtari ekzekutive”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se sa ekziston mundësia që asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë në pazar me mbështetjen e serbëve për krijimin e ushtrisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk bën pazar për temat e veta të brendshme.

“Logjika e deritanishme ka perënduar, në Kosovë do të fillojë një logjikë e re qeverisëse dhe ne nuk do të jemi peng të askujt”, ka thënë Haradinaj.