Haradinaj flet për përplasjen me familjen Musaj: Unë nuk shkova për t’u vrarë me ta

Haradinaj flet për përplasjen me familjen Musaj: Unë nuk shkova për t’u vrarë me ta

Kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve mes familjes së tij dhe familjes Musaj nga Strellci i Deçanit.

Ramush Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing” në T7, se dikush ka dashur të nxisë gjakderdhje e hakmarrje me vrasjen e vëllait të tij, Enver Haradinajt.

Sipas tij, nxitja e tensioneve mes dy familjeve është bërë me skenar të krijuar jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se ka shkuar tek shtëpia e familjes Musaj – për të sqaruar gjithçka. “Nuk shkova për t’u vrarë me Musajt, por për të biseduar”, ka deklaruar Haradinaj në T7.