Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka kundërshtuar taksën për produktet serbe si dhe ka komentuar idenë e " />

Haradinaj flet për qëndrimin e Thaçit ndaj taksës 100%

Haradinaj flet për qëndrimin e Thaçit ndaj taksës 100%

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka kundërshtuar taksën për produktet serbe si dhe ka komentuar idenë e Agim Bahtirit për bashkim të Mitrovicës.

 Haradinaj ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë qëndrim negativ nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi lidhur me vendosjen e taksës 100%. Haradinaj ka shtuar poashtu se Qeveria është e autorizuar për të marrë vendim

“Ky vendim është ligjor dhe është në përputhje me autorizimet kushtetuese ligjore që ka Qeveria. Jemi të autorizuar nga institucionet si Presidenti, mandatimi në Kuvend dhe vendimi i marrë është kompetencë e qeverisë, nuk kemi bërë veprim jo-kushtetues. Nuk kam parë kundërshtim nga presidenti, të paktën nuk kemi marrë shkresë ku e ka deklaruar se është kundër. Ju e dini se kemi qenë në konsult me partnerët e qeverisë për këtë temë”,ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj është deklaruar edhe për kërkesën e Kryetarit të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri për bashkimin e veriut dhe jugut në një Mitrovicë të vetme.

“Çdo komunë, pra si p.sh, Deçani nuk ka autorizime me marrë vendime për Junikun, pra komunat janë horizontal, as Juniku për Deçanin. Janë vendim të dhëna vetëm për një autoritet, pra Bahtiri dhe Mitrovica e jugut nuk kanë fuqi vendimmarrje për ndonjë komunë tjetër, cilado qoftë. Është vullnet i mirë i tyre dhe një kërkesë që buron tek institucionet pra varet më pas çfarë bëhet me të.Pra, ne kemi kërkesa të shumta, por jo të gjitha gjejnë rezultat”, ka shtuar i pari i Qeverisë

Kryeministri tutje është pyetur nëse shteti i Kosovës është mashtruar nga BE-ja, sa i përket liberalizimit të vizave.

“Nuk na vie mirë për gjendjen, por të mashtruar nuk jemi. E dini se në përpjekjen e parë në Komision u kemi thënë se s’do të jetë lehtë, në përpjekjen e dytë në Parlament poashtu që e kaluam, pra nga të gjitha ato kushte të përmbushura kemi ardhur deri tek vendimi final. Statusi ynë nuk është,  se nuk na japin viza, por është se nuk po vendosin sot. Pra ata mund të vendosin çdo tre muaj. Kam shumë respekt për komisionerin, por ju e dini se ai e ka kryer misionin e tij në BE, nuk vendos ai çfarë ndodhë në etapat e tjera. Por, unë nuk e shoh si temë të tërhequr nga tavolina, por si temë ekziston ende. Ne kemi kryer 2/3 e vendimeve në BE, por tashmë nuk ka ende vendim, por është hedhur në tavolinë. Nuk na humbet e drejta, nëse nuk është bërë tash. Pra, sikur në mbledhjen e qeverisë ku e shtyjmë një temë, edhe ata Kosovën nuk duan ta vendosin sot. Nuk është e lidhur tema e taksës me të, pra janë tema të ndamë. Kjo është marrëdhënie jonë me Serbinë, nuk ka të bëjë me BE-në”, ka përfunduar Haradinaj