Haradinaj flet për raportet me Hotin: Ka një muaj që nuk jemi takuar

Haradinaj flet për raportet me Hotin: Ka një muaj që nuk jemi takuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e vendit, njëherit partnerin e koalicionit, Avdullah Hoti, shkruan Insajderi.

Derisa ka folur për stabilitetin e qeverisë,Haradinaj u shpreh se me Hotin ka një muaj që nuk është takuar.

“Është e vërtetë që me Hotin ka një muaj që nuk jemi takuar dhe ta them të drejtën nuk e kam ndjerë nevojë për një takim me të. Ne kemi shprehur pikëpamjet tona sa herë që ka pasur nevojë për tema të ndryshme. Nëse ne nuk japin mendimet dhe bindjet tona, atëherë nuk ushtrojmë funksionin e duhur. Është e vërtetë që kjo qeveri është e sfiduar, pasi ka vështirësi të shumëta, disa prej tyre burojnë nga mënyra si qeverisë Hoti e disa të tjera nga mungesa e komunikimit mes partnerëve”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Tutje, i pari i AAK-së shtoi se ka komunikim të vazhdueshëm me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, por jo edhe me kryeministrin Hoti, i cili vjen nga po e njëjta parti./Insajderi.com