Haradinaj flet rreth vendimit ndaj Albena Reshitajt për pjesëmarrjen e saj në votimin e Presidentes

Haradinaj flet rreth vendimit ndaj Albena Reshitajt për pjesëmarrjen e saj në votimin e Presidentes

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth vendimit të partisë të cilën e drejton ndaj deputetes dhe anëtarës së kryesisë së kësaj partie, Albena Reshitaj, për pjesëmarrjen e saj në votimin e Presidentes Vjosa Osmani, njofton Insajderi,

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga ai dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, lidhur me Ligjin e Pagave, Haradinaj tha se si Aleancë nuk kanë ndërmarrë asnjë vendim ndaj deputetes Reshitaj për votën e dhënë, por që nuk dihet në të ardhmen se çfarë do të vendoset.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim ndaj deputetes Reshitaj dhe nuk kemi paraparë se çfarë do të ndërmarrim në të ardhmen, por që besojmë se ajo që ka bërë Reshitaj ka të bëjë me trafikim të votës”, ka thënë ai.

Reshitaj ishte njëra nga deputetet të cilat ia mundësoi presidentes Vjosa Osmani që të vijë në krye të kësaj detyre, duke marrë pjesë në seancën plenare për zgjedhjen e presidentit, qëndrim ky që ishte ndryshe nga ai i partisë. /Insajderi.com