Haradinaj – Hoti për Task Forcën: Partia jote mund të tolerojë, por jo aleatët që janë vendimmarrës për vizat

Haradinaj – Hoti për Task Forcën: Partia jote mund të tolerojë, por jo aleatët që janë vendimmarrës për vizat

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit te Kosovës, Avdullah Hotit, lidhur me shkarkimin e Task Forcës anti-Korrupsion, njofton Insajderi.

Pak pasi kryeministri Hoti, kishe deklaruar se “të gjithë ata që dyshojnë për shkarkimin e Task Forcës, lë të kërkojnë dyshime përmes rrugëve ligjore”, reagimi i partnerit të tij në qeveri, Ramush Haradinaj, nuk ka munguar.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, e ka vazhduar polemikën e nisur duke i ‘u drejtuar Hotit se “bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë̈, por, ky është̈ qëndrimi i shtetit aleat që është̈ vendimmarrës për liberalizim të vizave”.

Si rrjedhojë e kësaj e ka vazhduar argumentimin Haradinaj, duke thënë se “fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”./Insajderi.com