Haradinaj i befasuar me Gjykatën Speciale: Me të vërtetë nuk e kam pritur, ka qenë një çudi e madhe

Haradinaj i befasuar me Gjykatën Speciale: Me të vërtetë nuk e kam pritur, ka qenë një çudi e madhe

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka thënë se para disa ditës i ka ardhur ftesa nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Ka thënë se ftesa i është ardhur në cilësi të dyshuar.

“Disa ditë më përpara ka filluar komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj në t7

“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes”

Haradinaj tregon se atë ditë menjëherë e ka marrë edhe vendimin për dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj kur është pyetur nëse e kishte pritur një ftesë nga Gjykata Speciale, ai ka thënë se është befasuar me një thirrje të tillë.

“Nuk e kam pritur është një çudi e madhe sepse unë jam gjykuar dhe kam marrë vendimin nga gjykatat që më kanë liruar”, ka deklaruar Haradinaj.