Haradinaj i gëzohet ligjeve për FSK-në: Deputetët e vulosën të drejtën e shtetit tonë

Haradinaj i gëzohet ligjeve për FSK-në: Deputetët e vulosën të drejtën e shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur falënderues ndaj deputetëve të Kosovës të cilët sot unanimisht votuar pakon e Projektligjeve për FSK-në.

“Me të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, nga tranzicioni i FSK-së, do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

“Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë koncensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë”, për fundoi kryeministri Haradinaj.