Haradinaj i gëzohet udhëheqjes së presidences së BE-së nga Gjermania

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është gëzuar lajmit se Gjermania do ta marrë udhëheqjen e BE-së.

Haradinaj i gëzohet udhëheqjes së presidences së BE-së nga Gjermania

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është gëzuar marrjes në udhëheqje të presidences së Bashkimit Europian nga Gjermania.

“Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Në gjashtë muajt e fundit këtë kompetencë e ka pasur Kroacia. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian.