Haradinaj i kërkon Kurtit që të mos shkojë në Bruksel pa siguruar kontratën për vaksina

Haradinaj i kërkon Kurtit që të mos shkojë në Bruksel pa siguruar kontratën për vaksina

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosarritjen e një kontrate për furnizim me vaksina anti-COVID, për qytetarët, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të shkoj në Bruksel pa siguruar një kontratë për vaksina, pasi që sipas tij, ishte vetë partia në pushtet që ka sharë qeverinë e kaluar për mosigurimin e vaksinave.

“A ka dikush i kësaj qeverie me më tregu se sa zor qenka me ble vaksina. E dimë që qeverinë e kaluar e keni sha për mossigurim të vaksinave, po pse nuk po i blini ju vaksinat sot. Ku është problemi që Kosova s’po mundet me nënshkrujt një kontratë për vaksina. Çfarë janë duke bërë për vaksina. Me thënë kryeministri nuk mundem me ardh më në Bruksel pa një kontratë për vaksina. Pastaj mobilizohen edhe njerëzit për një kontratë”, ka shtuar ai.

Haradinaj, ka thënë se po të nënshkruhej një kontratë për vaksina, do të ndihmonte ngritjen ekonomike të vendit si dhe ardhjen e diaspores./Insajderi.com