Haradinaj i kërkon mbështetje ambasadores së Finlandës për pastrimin e Kosovës

Haradinaj i kërkon mbështetje ambasadores së Finlandës për pastrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetje për pastrimin e Kosovës edhe nga ambasadorja e Finlanndës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Haradinaj ka thënë se e ka njoftuar ambasadoren për projektin gjithpërfshirës për pastrimin tërësor të vendit nga mbeturinat dhe se e ka kërkuar që edhe ambasada e Finlandës t’i bashkohet këtij projekti, përmes mbështetjes së gjithanshme.

“Finlanda njihet si vendi me arsimin më të përparuar në botë dhe për praktikat më të mira në mbrojtjen e mjedisit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se me ambasadoren finlandeze kanë biseduar edhe për proceset aktuale që po kalon vendi.

Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat do të fillojë më 15 shtator.