Haradinaj i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit – për deklaratën se Veseli po e lë në lloç

Haradinaj i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit – për deklaratën se Veseli po e lë në lloç

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ritheksuar se çfarëdo qoftë çmimi që mund të paguajë për taksën ai nuk lëviz nga ky vendim, pavarësisht kërkesave për shfuqizimin e taksës prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina.

Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë në konferencën për media tha se vendimi për taksën është legjitim.

“Vendimi për taksën është një vendim legjitim sipas Kushtetutës se ligjit dhe vendit e kemi dërgu disa letra që I keni parë. Ai është pozicioni im për taksën në cilidon variant në çfarëdo çmimi”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve, përcjell Insajderi.

I pyetur në lidhje me deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lufti Haziri se PDK-ja konkretisht Kadri Veseli do t’a lë në baltë. Haradinaj ka refuzuar të komentojë duke thënë se nuk mund të komentojë deklaratat e të tjerëve. Sipas tij për këtë çështje është mirë të pyeten vet Lutfi Haziri e Kadri Veseli.

“Vetne Lutfin e Kadrinë unë s’mundem me i komentu deklaratat e tjerëve”, ka thënë shkurt kryeministri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mbrëmë përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar Haradinajn se Kadri Veseli do ta braktisë koalicionin, si rrjedhojë do të rrëzohet qeveria.

Deklarata e Hazirit erdhi pak orë, pasi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli doli me idenë se duhet të ketë pezullim të taksës për 120 ditë.

Shkrimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

“Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!’./Insajderi.com