Haradinaj: I panevojshëm debati me Donika Gërvallën

Haradinaj: I panevojshëm debati me Donika Gërvallën

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se debati për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, është i panevojshëm dhe i dëmshëm.

Reagimi i Daut Haradinajt  vjen menjëherë pas postimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradina, i cili përmes një postimi  në Facebook, ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithherë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre.

“Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Ramush Haradianaj.

Ndërsa, Daut Haradinaj, gjithashtu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të”.

Haradinaj ka folur edhe për programin qeverisës të Qeverisë Kurti.

“Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës”, ka shkruar ai./Insajderi.com