Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut rreth shkurtimit të fushatës zgjedhore.
Të enjten, Abdixhiku ka kërkuar nga krerët e subjekteve kryesore politike që fushata për zgjedhjet lokale nga 30 ditë të shkurtohet në 10 sosh. Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.
Por, Haradinaj kërkoi që fushata të jetë 5 ditë, pra edhe më e shkurtër.
Haradinaj shtoi se “shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”.
Deri më tani Abdixhiku s’ka marrë përgjigje nga Albin Kurti dhe Memli Krasniqi.
Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor. /Insajderi.com