Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore në Angli për vdekjen e Princit Philip, të enjten, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “për gjashtëdhjetë e nëntë vite me radhë Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes, Madhërisë së Saj Elizabeta II, në Evropën e trazuar të pas Luftës së Dytë Botërore, gjysma e saj e rrëmbyer nga regjimet totalitare e komuniste, Philipi luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në aktivitetet humanitare, ashtu siç e luftoi nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore”.

Tutje Haradinaj ka shtuar se “humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonwealth-it dhe botës së lirë. Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe”./Insajderi.com