Problemet brenda koalicionit

Haradinaj i shqetësuar nga “disa vendime të çuditshme të Hotit”

“Kemi edhe përvoja të këqija edhe me demarkacionin me Malin e Zi, me çështjen e Asociacionit të komunave, ku u gjet jo-kushtetues nga gjykata jonë”.

Haradinaj i shqetësuar nga “disa vendime të çuditshme të Hotit”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka përshkruar disa vendime të kryeministrit aktual Avdullah Hoti si “të çuditshme”, kur e ka përshkruar punën e partnerit të tij të koalicionit, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, njofton Insajderi.

Haradinaj ka thënë se këto vendime, që ka ndodhur të merren nga Hoti, pa e konsultuar fillimisht partnerin e koalicionit e kanë shqetësuar.

“Në raste të caktuara me kryeministrin Hoti, i kemi disa situata të çuditshme kur ai ka marrë disa vendime pa konsulta paraprake. Pra, kjo na shqetëson”, deklaroi Haradinaj.

“Pastaj, e dëgjojmë nënkryetarin e parë ose të dytin të LDK-së zotin (Lutfi) Haziri kur flet hapur e publikisht se duhet ta japim Leposaviqin e 18 fshatra. Duke qenë kështu, për ne nuk është më interes t’i japim legjitimitet një qeverie dhe institucioneve të vendit vetëm pse kemi pak pushtet dhe nuk kemi vendimmarrje, e ne pastaj të bëhemi pjesëmarrës të vendimeve të këtyre forcave politike – me respekt për shumicën prej tyre – por, që kanë dhënë prova paqëndrueshmërie në tema të interesit nacional”, thotë Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe disa çështjet të tjera, në të cilat ishte e përfshirë LDK-ja, e Haradinaj ishte kundër.

“Kemi edhe përvoja të këqija edhe me demarkacionin me Malin e Zi, me çështjen e Asociacionit të komunave, ku u gjet jo-kushtetues nga gjykata jonë”.

Intervista e plotë në Radio Evropa e Lirë