Haradinaj i thotë Hotit që heqja e vizave duhet të jetë kusht për bisedime në Bruksel

Haradinaj i thotë Hotit që heqja e vizave duhet të jetë kusht për bisedime në Bruksel

Deputeti i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar që heqja e vizave të jetë kusht për shkuarjen në Bruksel të delegacionit kosovar.

Derisa mori fjalën në seancën e sotme plenare, ai i është drejtuar kryeministrit Hoti, duke e pyetur se çfarë kërkojnë në Bruksel pa u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

“Nuk keni çka kërkoni Bruksel pa u heq vizat”, i është drejtuar ai Hotit.

Haradinaj ka kërkuar nga Hoti që të respektojë përfaqësuesin e AAK-së në dialog, ministrin Selim Selimi.

Po ashtu Haradinaj i ka kujtuar kryeministrit Hoti të zhdukurit, për të cilët nuk ka gjurmë nga paslufta dhe as deklarim nga Serbia rreth kidnapimit të tyre gjatë luftës. /Insajderi.com/