Haradinaj i tregon sukseset dhe sfidat e qeverisjes së tij

Haradinaj i tregon sukseset dhe sfidat e qeverisjes së tij

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka numëruar sukseset, sfidat dhe dhimbjet gjatë qeverisjes së tij, transmeton Insajderi.

Haradinaj përmes Facebook ka theksuar se veprime të suksesshme i cilëson themelimin e ushtrisë së Kosovës, pavarësinë energjetike dhe Trepçen, investitorin SOËI dhe Parku ITP, shtrirjen e ligjit dhe rendit në Veri si dhe transparencën për qasje në dokumente publike

“Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit”, ka shkruar ai.

E në vazhdën e sfidave gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj ka renditur: Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave, rikthimi i dialogut në binarë, mbajtja e taksës 100%  dhe keqpërdorimi i ndjenjave fetare.