fbpx

Haradinaj ia uron fitoren Gashit në Pejë

Haradinaj ia uron fitoren Gashit në Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit në Pejë, në një tubim solemn me struktura dhe qytetarë, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i partisë, Ramush Haradinaj.

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga ky subjekt, Fatmir Gashi, pasi ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë komunale, ka falënderuar strukturat, simpatizantët, anëtarët, aktivistët dhe në veçanti veteranët e degës së partisë, ka shpalosur premtimet dhe programin qeverisës komunal.

“Ne Kemi koalicion vetëm me qytetarët, me askënd tjetër, ky koalicion quhet Besë. Ata të lidhjes janë të lodhur dhe kanë humbur lidhjen me elektoratin. Me mua dhe me AAK-në, ta keni të qartë se nuk do të kemi shëndetësi të sëmurë në Pejë, ku drejtori e bllokon Karagaçin për të shitur barëra në barnatoren e tij, e QKMF-ja flen, nuk do të kemi arsim në të cilin punësohesh veç nëse e ke dikën hallë ose dajë. Nuk do të kemi kulturë të shkatërruar e të dëbuar nga hapësirat e tyre. Nuk do të kemi sport me Majlinda Kelmendi me veç 50 mijë euro subvencione në vit për të gjithë. Nuk do të kemi administratë të shantazhuar e as buxhet të ndarë nëpër oda. Ne nuk shesim lope e bleta. Komuna nuk është zadrugë. Ne ua falim ato në mënyrë meritore. Unë kërkojë nga ju që nëse këto ndidhin në qeverisjen time, mos harroni kërkomëni dorëheqjen dhe unë largohem”, ka deklaruar Fatmir Gashi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë takim e ka pasur të parin me pejanët, bastion i tij, në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës. Ai është pritur me ovacione të shumta. Haradinaj i ka kërkuar Gashit që premtimet e shpalosura t’i realziojë, derisa ka ofruar mbështetjen e tij të fuqishme për të dhe për Pejën.

“Fatmir Gashi, urime fitorja. Në këto premtime jemi bashkë. Ajo që dua të shtojë është, rruga Prishtinë – Pejë shumë shpejt do të kryhet. Aty nuk do të shihni më nga 5 punëtorë krahu. Janë në pyetje ditët kur ne I japim fund kësaj drame 10 vjeçare. Për të tjerat nuk dua të flas veç do tju vërtetojë me punë. Edhe për kufirin jua konfirmojë, është në Kullë e Çakor. Unë nuk ju rrej. Më mbani për fjale. Opozita po lodhen kot”, ka deklaruar Haradinaj sonte në Pejë.

Me përkrahje është pritur sonte edhe prania në tubim e ish-kryetari të Pejës, nga AAK, Ali Berisha.