Haradinaj – Isa Mustafës: Disiplinojeni Lutfi Hazirin

Haradinaj – Isa Mustafës: Disiplinojeni Lutfi Hazirin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka kritika për mënyrën se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka udhëhequr me dialogun, njofton Insajderi.

Sipas Haradinajt ka thënë kryeministri Avdullah Hoti ka bërë gabime në mënyrën se si ka shkuar të takohet me të dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”

Më pas Haradinaj ka folur edhe për deklarimet e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, për ndryshim kufijsh.

“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”.

Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.

“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, ka shtuar në fund Haradinaj./Insajderi.com