Haradinaj: Ka ardhur koha që unë të jem president

Haradinaj: Ka ardhur koha që unë të jem president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë që ai të bëhet president i Kosovës, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se “për një gjë të tillë  ardhur koha që të zgjidhet president i vendit”.

Tutje ai ka thënë se “e ka marrë seriozisht kandidaturën e tij për president të vendit dhe mendon se ky është veprimi më i drejtë”.

“Qysh e kam pa që ka ardhur puna, po”, u përgjigj Ramushi në emisionin “Tète a Tète” kur u pyet nëse ‘e ka pernime për tu bërë president?”.

“Presidenti i parë i yti dhe imi ka qenë presidenti Ibrahim Rugova. Me rrethanat që kanë ardhur besoj që është e drejtë kandidatura ime”, ka përfunduar Haradinaj./Insajderi.com