Haradinaj ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Haradinaj ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që të ruhet bukuria e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ,Haradinaj ka thënë se përgjegjësia karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë duhet të shfaqet çdo ditë.

“Përgjegjësia jonë karshi natyrës dhe ambientit ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Sot kur shënojmë Ditën e Tokës, më shumë se kurrë, na duhet ndërgjegjësim e veprim në mbrojtje të ambientit. Ta ruajmë bukurinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.