Haradinaj flet për Çakorrin, thotë se e ka mbrojtur tokën tonë

Haradinaj flet për Çakorrin, thotë se e ka mbrojtur tokën tonë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pas një nderimi që i bëri Zeqir Dreshajt, që siç tha asi, njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovë, tha se kanë arritur që ta mbrojnë kufirin e Kosovës, që të jetë në Kullë e Çakorri, shkruan Insajderi.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky nderim është zotim që amanetin i Dreshajt do të jetësohet.

“Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve”, ka shkruar Haradinaj./ Insajderi.com