Haradinaj: Kemi marrë “PO”- në e Gjermanisë per liberalizimin e vizave

Haradinaj: Kemi marrë “PO”- në e Gjermanisë per liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar se në takimin e Ministriën e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer ka diskutuar për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se nga ministri Seehofer ka marr një “PO” për liberalizimin e vizave.

“Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj është duke qëndruar në Gjermani pasi që gjatë ditës së djeshme së bashku me presidentin e vendit Hashim Thaçi kanë marr pjesë ne Samitin e Berlinit i cili është thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. /Insajderi.com