Haradinaj kërkon lehtësimin e masave anti-COVID

Haradinaj kërkon lehtësimin e masave anti-COVID

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që të lehtësojë masat anti-COVID.

Kjo për shkak se gjatë muajve të verës një pjesë e diasporës vjen për pushime në Kosovë.

Haradinaj, tha se në SHBA si dhe në disa shtete tjera evropiane procesi i vaksinimit po përmbyllet – për këtë duhet të krijohen kushte per ardhjen e mërgatës.

“Kosova duhet të jetë e përgatitur për ardhjen e familjarëve tonë. Shumica dërmuese e tyre do të jenë të vaksinuar kundër Covid-19, andaj, qëndrimi i tyre në vendlindje, duhet të jetë sa më pak i bezdisshëm dhe nga Kosova, ata duhet të kthehen me kujtimet më të mira”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ditëve të fundit në Kosovë ka filluar të bie numri i vdekjeve dhe infeksioneve me COVID-19.

Deri më tash 2.227 qytetarë kanë humbur jetën pas infektimit me Coronavirus. /Insajderi.com